http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Petrite Xhaferri po sfidon shirat dhe te ftohtin e këtyre ditëve, ne kete te ashtuquajtur banese. Prej me shume se dy muaj 76-vjeçarja jeton ne këto kushte, se bashku me te bijën e saj Majlinda, ne zonën pranë bllokut te ambasadave ne Tirane. Kjo e moshuar ka jetuar ne kete lagje prej 50 vitesh, ne nje banese te cilës tashme i ka dale pronari. E bija pretendon se pronari i vërtetë i shtëpisë nuk disponon dokumente ligjore, por sipas saj e drejta nuk është gjetur deri me sot. Edhe pse premtimet nga institucione te ndryshme kane qenë të shumta, deri më sot asnjë plan konkret nuk është zbatuar me qellim strehimin e tyre. Historia e nenës 76-vjeçare ka gjetur sensibilizim edhe në rrjetin social facebook. Një peticion që i drejtohet qeverise ka si qellim shpëtimin e grave nga jeta në këtë trotuar. Ndaj apeli i 76-vjeçares është t'i sigurohet sot një vendstrehim, se nesër mbase do të jetë vonë