Votim në 25 komuna, shënohen problemet e para - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Kosovë vijon të mbahet raundi i dytë i votimit për 25 komunat e tjera, për zgjedhjet lokale në këtë shtet. Procesi ka nisur normalisht në orën shtatë të mëngjesit. Koalicioni i vëzhguesve vendorë ka evidentuar disa probleme në gjakove si votim fotografim të votës dhe vendosje e posterave propagandues shumë pranë qendrave të votimit. Pas votimit presidentja e vendit, Ahtifete Jahjaga është shprehur se gjate zgjedhjeve të 3 nëntorit institucionet e drejtësisë u treguan efikase ndërsa pjesa tjetër e testit ka mbetur që të dëshmohet në votimet e balotazhit më 1 dhjetor. Vëmendja kryesore në balotazh është përqendruar në Prishtinë, ku kryetari aktual i komunës Isa Mustafa i LDK-së garon përballë Shpend Ahmetit të Lëvizjes Vetëvendosje. Në raundin e parë për këtë komunë nga radhët e PDK-së garonte një emër i njohur si Agim Çeku, i cili u pozicionua i treti. Por krahas Prishtinës në qendër të vëmendjes është dhe Gjakova, aty ku përballen kandidatja së AKR-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ai i AAK-së, Palë Lekaj. Garë e fortë është dhe në Pejë ku garojnë Gazmend Muhaxheri i LDK-së dhe Ali Berisha i AAK-së. Për monitorimin e këtij procesi në Kosovë janë angazhuar 5100 forca policie, me një përqendrim më të lartë në Mitrovicë, aty ku janë gjasat më të mëdha për incidente. Balotazhi po monitorohet nga organizatat vendase dhe të huaja. Këta të fundit kanë njoftuar se do të publikojnë rezultatet e para dy orë pas mbylljes së qendrave në orën 19:00. Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur më 3 nëntor, procesi përfundoi në 12 komuna nga 38 gjithsej.