Kopshtet, ende pa ngrohje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dimri që parashikohet te jetë më i ftohti i 100 viteve te fundit ka filluar, por ngrohja në institucionet arsimore ende jo. Më të ndjeshëm ndaj temperaturave te ulëta janë fëmijët e kopshteve. Pavarësisht numrit të madh në grupe, 47 deri 50 fëmijë kjo nuk e ndryshon dot klimën brenda kopshtit. Po aq të ftohta sa ambienti ku rrinë vogëlushet janë edhe kaldajat. Këto pajisje ende nuk janë vëne në punë, ndërsa fëmijët me naivitetin e moshës tregojnë edhe numrin e bluzave qe mbajnë gjate qëndrimit në kopsht. I ftohti bëhet edhe më i theksuar ne kohen e gjumit, pasi në kopshtet e mbipopulluar, shtretërit e fëmijëve vendosen përtokë. Edukatoret nuk pranojnë te flasin për situatën. Ndërkohë drejtues te Bashkisë së Tiranës deklarojnë se ka nisur shpërndarja e lëndës djegëse në ato kopshte që funksionojnë kaldajat me naftë. Pese kopshte në Tiranë kane një sistem të ri ngrohje, me peleta, me higjenik dhe me pak te kushtueshme. Por edhe kjo pajisje e sapo inauguruar nga krerët e bashkisë nuk është vene në punë për fëmijët e kopshtit nr 20. Ndërsa në kopshtet që nuk janë instaluar kaldajat, ngrohja bëhet me energji elektrike. Siç duket asnjë nga kondicionerët e kopshtit 60, pranë qendrës spitalore nuk është në punë. Deri sa drejtuesit e kopshteve te marrin komandën për ndezjen e aparaturave ngrohëse, prindërit duhet te marrin masa qe fëmijët te përballojnë te ftohtin dhe virozat e stinës.

Free Traffic Exchange