Tahiri: Alarm trafiku i qenieve njerëzore - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, kërkoi angazhimin qytetar për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikut të qenieve njerëzore. "Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore nuk mund të jetë vetëm një qasje policore, përkundrazi duhet të jetë mbi të gjitha qasje shoqërore, e përbashkët me të gjitha mekanizmat shtetërorë që merren me këtë çështje". Ai pohoi se është parë e nevojshme për të rikonceptuar luftën kundër këtij trafiku. "Sa jemi ne të përgatitur si shoqëri ta luftojmë këtë fenomen? Duke filluar që nga shfrytëzimi i fëmijëve në rrugë. Duke mos refuzuar kërkesën e fëmijëve të pafajshëm që kërkojnë lëmoshe, favorizojmë tutorët që duhet të shkojnë përpara drejtësisë". Kreu i Ministrisë së Brendshme lëshoi një apel të fortë për të gjitha institucionet kombëtare, për ta ngritur çështjen e trafikut të qenieve njerëzore në nivelin e alarmit publik. Aktiviteti u organizua nga ministria e Punëve të Brendshme dhe fakulteti i Shkencave Sociale, nën  sloganin "T'i japim fund stigmës".

Free Traffic Exchange