http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti 2013 shenon edhe 20-vjetorin e diagnostikimit te rastit te pare me HIV-AIDS ne Shqipëri. Nga ajo kohe e deri me sot, ne vend jane diagnostikuar 671 raste. Ne diten boterore te luftes kunder Sides, Instituti i Shendetit Publik publikon te dhenat e reja, te cilat jane jo pak alarmuese. Vetëm ne harkun kohor te ketij viti jane diagnostikuar 96 raste te reja, mes te cileve 66 meshkuj dhe 30 femra. Pak dite me pare ne QSUT humbi jeten nje 26-vjeçare e prekur nga Sida, duke e çuar ne kater numrin e rasteve te tilla gjate 2013-s. Sipas specialisteve, shqetësimi mbetet niveli i ulet i testimeve vullnetare. Edhe pse fushatat ndergjegjesuese nuk kane qene te pakte përgjatë viteve, te rinjtë, ata qe i përkasin grupmoshes nga 18 deri ne 25 vjeç rezultojnë te prekur nga kjo sëmundje ne 77 raste, edhe pse vete pohojnë se e kane informacion e nevojshëm. Te mbledhur bashke dhjetëra te rinj gjimnaziste te kryeqytetit marshuan keshtu pergjate bulevardit "Dëshmoret e Kombit", ne menyre simbolike kunder AIDS, prej se ciles qe nga rasti i pare i diagnostikuar ne Shqiperi e deri me sot kane humbur jeten 118 persona.