Kritere të reja për rekrutimin e gardianëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të 2000 punonjësit e policisë së burgjeve do t'i nënshtrohen testimeve dhe trajnimeve, ndërsa ata që do të kërkojnë të punësohen në këtë sektor, do të kenë kritere më të forta përzgjedhjeje. Në një intervistë për Vizion Plus, drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, thotë se nisur edhe nga ngjarja e fundit në burgun e Drenovës, ky institucion ka kërkuar që në ligjin për policinë e burgjeve, që po hartohet në ministrinë e Drejtësisë, të forcohen kriteret e rekrutimit në punë të punonjësve të këtij sektori. Numri një i burgjeve e quan si një domosdoshmëri ngritjen e një akademie për të trajnuar punonjësit e këtij sektori, projekt ky që pritet së shpejti të vihet në zbatim. Aktualisht trajnimi për një punonjës të policisë së burgjeve, zgjat vetëm tre jave, kohë që ai duhet të mësojë rregulloren e brendshme dhe detyrat që duhet të kryeje në këto institucione.

Free Traffic Exchange