Festimet e Natës së bardhë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeqytetasit i janë rikthyer pas dy vitesh Natës së bardhë. Qindra njerëz kanë dalë në rrugët kryesore për të festuar mbrëmjen e të premtes, deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Zona e ish-bllokut ka qenë më e populluara e ku ritmet e muzikës kanë vijuar për disa orë. Të hapura për publikun deri vonë ishin dhe Teatri i Operës dhe Baletit, Muzeu Kombëtar dhe Cirku i Tiranës, ndonëse një pjesë e madhe e të rinjve kanë zgjedhur që të festojnë në klubet e natës. Më herët gjatë orëve të para të mbrëmjes kinematë në kryeqytet ofruan filma me gjysmë çmimi ndërsa shumë bare që kishin sloganin "Nata e bardhë" shërbyen me tarifa më të lira. Edhe vetë kryeministri Rama hapi dyert e selisë së qeverisë, ku takoi fëmijë dhe qytetare të shumtë.