22 nëntori bëri që një numër i madh njerëzish të zbresin në rrugët e vendit për të mbledhur mbeturinat. Nisma "Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë" sensibilizoi nxënës, studentë, politikanë e shumë kategori të tjera të shoqërisë për të kontribuar sadopak për një ambient më të pastër.