Rama me aleatët, rritje page për RENEA-n - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur te nise axhenden e tij ne festen e çlirimit me një vizite ne repartin e forcave special RENEA për t'i falënderuar për aksionin e arrestimit te 7 te burgosurve qe u arratisen nga Burgu i Drenovës pak dite me pare. Duke vlerësuar punën dhe vështirësitë kryeministri ka premtuar rritje page ne vitin e ardhshëm. Me pas krerët e shtetit Presidenti, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri janë bashkuar tek ceremonia ne nderim te Dëshmoreve te Atdheut. Homazhe para Monumentit Nene Shqipëri kane bere edhe ministrat, prefekti i Tiranës, veteranet ndërkohë qe si përfaqësues i bashkisë ishte nënkryetari Eno Bozdo. Duke ndjekur traditën e krijuar ne këto vite krerët e se majtës u zhvendosen ne një tjetër ambient për te takuar veteranet dhe familjet e dëshmoreve. Si rrallëherë qe pas zgjedhjeve te 23 qershorit lideri i mazhorances Rama është pare nen shoqërinë e aleateve te tij Gjinushi e Milo te cilëve ende nuk u ka ofruar një post ne qeverisjen e vendit. Ky mesazh bashkimi i se majtës u përçua edhe ne fjalën e kryeministrit Edi Rama i cili theksoi se ekzistojnë te gjithë mundësitë qe Shqipëria te rilinde nen drejtimin e koalicionit te majte. Ne takimin e organizuar nga mazhoranca me rastin e festes se çlirimit merrnin pjese edhe familjare te viktimave te 21 janarit.

Free Traffic Exchange