Moti, fundjava me reshje e ngrica - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dimri i vërtetë ka filluar! Pavarësisht motit me diell në këtë fund nëntori, temperaturat e ulëta i kanë bërë ditët tipike dimërore. Por, ndryshe nga dy ditët me diell të festave, në fundjave rikthehen reshjet dhe ngricat. Të shtunën e 30 nëntorit zonat veriore dhe juglindore do të gdhihen me temperatura disa gradë nën zero dhe pas mesditës parashikohet nisja e reshjeve të shiut. Ndërsa në kryeqytet dhe zonat bregdetare dita e fundit e nëntorit do të jetë e shoqëruar nga reshjet. Me shira nis edhe muaji dhjetor. Sinoptikanet këshillojnë qe javën e ardhshme mos ta ndani çadre nga dora. 5 ditët e para të dhjetorit do të jenë të ngarkuara me shira. Ndërsa temperaturat parashikohet të jenë më të larta se ato që po përjetojmë në këtë fundnëntor. Në hartën sinoptike ende nuk ka shenja për reshje dëbore megjithatë dimri sapo ka nisur! Nga sinoptikanët shqiptarë nuk ka studime apo parashikime afatgjata që të tregojnë se si pritet të jetë dimri i sivjetshëm. Por për të mësuar prej parashikimeve 10-ditore mjafton të shikosh mediat e huaja. Një gazetë ruse citon një studim të sinoptikanëve rusë, se dimri i sivjetshëm do të jetë më i ftohti i 100 viteve ti fundit. Muajt më të acartë parashikohet të jenë janari, shkurti dhe marsi.