Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryeparlamentari Ilir Meta, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, prefekti Besnik Dervishi, deputetë të qarkut të Vlorës e politikanë nga Kosova bashkë me qindra qytetarë, morën pjesë në ceremoninë për përvjetorin e 101 të Pavarësisë së Shqipërisë, në qytetin ku u shpall mëvetesia e shqiptarëve.