Nisma për pastrimin ë rrugëve kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është një ndër akset më të rëndësishme në vend, por autostrada Tiranë-Durrës ka rezultuar më e ndotura nga mbetjet e hedhura në të. Në këtë përfundim kanë arritur organizatoret e nismës ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë. Gjatë aksionit të 22 nëntorit 147 mijë vullnetarët kanë mbledhur 15 mijë ton mbeturina në të gjithë vendin. Qendrat e qyteteve kanë rezultuar më të pastrat, ndërsa në pikat turistike janë gjetur pirgje të tëra plehrash. Sipas organizatorëve, në këtë aksion Shqipëria u rendit e gjashta nga 108 shtete të përfshira në të për rezultatet e arritura. Por pavarësisht mobilizimit gjatë pastrimit, mbetet problem depozitimi i plehrave. Vullnetarët i grumbulluan në pika të caktuara nga njësitë vendore, të cilat thjesht benë transportin për vendgrumbullimin e tyre, me destinacion fundor lumenjtë. Cikli i pastrimit mbetet kështu i pambyllur për sa kohë plehrat hiqen nga toka, duke zhvendosur ndotjen në ujë.