http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka apo nuk ka ende fakte për t'u rrëfyer mbi himnin tone kombëtar, për te ja vlen te flitet gjithmonë, e për me tepër ne prag te festave te nëntorit! Por ky argument patriotik nuk është arsyeja qe ka shtyre Vasil Tole t'i dedikoje një studim himnit, ose siç Asdreni do ta quante ne variantin origjinal e vjershës "Betimi mi Flamur". Tole rrëfen se debatet e shpeshta mbi faktin nëse muzika e himnit, e kompozitorit rumun Çiprian Porumbesku do te duhet te konsiderohet nje plagjiature, e kane bere te vërtetoje te kundërtën. Këngës me te dashur te shqiptareve i bashkëngjitet ne këtë studim edhe dokumentacioni mbi regjistrimet e ndryshme qe i janë bere asaj nder vite, i pari ne SHBA ne 1923-n. Pavarësisht konkurseve dhe përpjekjeve qe u bene nder vite për ndryshimin e himnit, asgjë nuk e tjetërsoi peshën e vargut "Rreth flamurit te përbashkuar"!