Kushtetuesja rrezon PD, nuk pezullohet akti normativ - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese ka rrezuar Partine Demokratike për here te pare qe prej kalimit ne opozite. Pas me shume se 3 ore shqyrtimi te kërkesës se opozitës për pezullimin dhe shfuqizimin e aktit normative për nëpunësin civil, Gjykata rrezoi kërkesën e pare për pezullim te efekteve te aktit. Rrëzimi i kësaj kërkese nuk suprizoi demokratet te cilët sqaruan se pezullimi synonte ne një faze me te hershme pengimin e miratimit te aktit normativ. Para trupit gjykues përfaqësuesit e opozitës argumentuan se qeveria nuk ishte ne kushte nevoje dhe urgjence për te përdorur akt normative, ndërkohë qe përfaqësuesit e kuvendit dhe Këshillit te Ministrave këmbëngulën se akti është marre ne përputhje me Kushtetutën. Sipas PD një ligj i miratuar me shumice te cilësuar nuk mund te ndryshohet me akt normative ndërkohe qe për qeverinë kjo është e mundur. Ne 30 shtator qeveria miratoi aktin normative qe shtynte me 6 muaj efektet e ligjit te ri për nëpunësin civil, akti u miratua me pas ne parlament me 84 vota u kthye për rishqyrtim nga presidenti dhe serish u kalua nga mazhoranca parlamentare. Gjykata Kushtetuese është institucioni qe ka fjalën e fundit