Ekspertiza: Aksidenti i Olldashit, nga pakujdesia - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti demokrat Sokol Olldashi humbi jetën nga pakujdesia. Në këtë konkluzion ka dale ekspertiza auto-teknike e kryer mbi makinën me të cilën u aksidentua zoti Olldashi. Po ashtu për ekspertet një element që ka favorizuar aksidentin ka qenë mungesa e barrierave anësore. Në ekspertizën e bërë publike nga prokuroria e përgjithshme në momentin e aksidentit, vërehet se drejtuesi i mjetit po udhëtonte me shpejtësi 45 km/h ndërkohë në kthesën e fortë ku doli nga rruga deputeti Olldashi nuk duhet të lëvizte me më shumë se 20 km në ore. Nga ana tjetër është konstatuar se aty ekziston sinjalistika vertikale, e cila tregon drejtimin e kthesës në të majtë por mungon sinjalistika horizontale. Sipas ekspertizës, drejtuesi i mjetit nuk ka pasur të vendosur rripin e sigurimit. Raporti i ekspertëve autoteknikë ka nxjerrë edhe një përfundim tjetër, mbi gjendjen e pareteve anësorë të rrugës. Sipas materialit zyrtar, dorëzuar ditën e sotme në prokurorinë e rrethit gjyqësor tiranë, konstatohet se: "nga enti pronar i rrugës nuk janë vendosur barrierat e sigurisë në pikat kritike, të cilat rrisin sigurinë e përdoruesve të rrugës në qarkullim". Lidhur me këtë çështje, grupi i ekspertëve prezanton edhe një këndvështrim teorik, sipas të cilit: "një barrierë garanton të gjitha performancat -- që janë mbajtja e mjeteve të rënda, zbutja e efektit të përplasjes për personat, mjetet e lehta dhe ridrejtim të kontrolluar të mjetit pas-përplasjes -- duhet gjithashtu të sigurojë një veprim efikas kundërshtues për përmbysjen e mundshme të mjeteve që kanë bariqendrën e lartë (situatë që mund të jetë po aq e rrezikshme aq sa edhe mungesa e mbajtëseve), dhe mundësisht duhet të karakterizohet për të pasur hapësira të limituara pune.

Free Traffic Exchange