http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klasa politike ka nderuar edhe sot kujtimin e deputetit Sokol Olldashi. Në komisionet parlamentare ku Olldashi ka qenë anëtar është mbajtur një minutë heshtje dhe janë vendosur lule në vendin ku ai ulej. Edhe në grupin parlamentar të partisë Demokratike nuk kanë munguar lulet në vendin e Sokol Olldashit, ndërkohë që kryetari Lulzim Basha ka folur për takimin e tij të fundit me Olldashin një ditë para aksidentit tragjik, ku dy politikanët kaneë ndarë të njëjtin qëndrim për përpjekje kundër atyre që duan të dobësojnë dhe përpajne PD-në.Bashkimi Europian i ka kujtuar klasës politike rëndësinë që ka reforma në administratën publike për procesin e integrimit. Gjatë takimit të dytë të grupit të posaçëm për administratën publike, ambasadori Ettore Sequi dhe Vasilis Maragos shef i njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Integrimit kanë theksuar se administrata është një prej 5 prioriteteve për hapjen e negociatave. Ndërkaq, ministrja përgjegjëse për administratën Milena Harito ka premtuar se aktet nënligjore do të konsultohen me grupet e interesit deri në fund të këtij viti dhe në janar do të miratohen në qeveri.Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se u ka ndaluar festat e fundvitit personave në nevojë duke mos u dhënë asistencën ekonomike. Deputetja Albana Vokshi deklaroi se prej tre muajsh, kjo kategori në nevojë nuk merr asnjë nga pagesat që ju takojnë dhe kjo për faj të qeverisë, e cila mori borxh 220 milion dollarë, por nuk parashikoi fond për këto pagesa. PD-ja i ka kërkuar qeverisë të rishikoje vendimin dhe të kryejë sa më shpejt detyrimet që ka ndaj shtresave në nevojë.