Tahiri: Jemi në gatishmëri! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kapja brenda 24 orëve e katër, nga 7 të burgosurit e arratisur nga burgu i Drenovës, vuri në provë gatishmërinë e Policisë së Shtetit. Duke falënderuar të gjitha strukturat e policisë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, vlerësoi profesionalizmin e tyre. Në një konferencë për shtyp në prezencën edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Artan Didi, ministri Tahiri garantoi se policia dhe shteti janë në këmbë. Tahiri ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të kapur edhe tre të arratisurit e tjerë. Gjithashtu u ka bërë thirrje atyre për vetëdorëzim. Hetimet për zbardhjen e plotë të skenarit të arratisjes po vijojnë edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme. Shumë shpejt, sipas ministrit Tahiri, do të ketë rezultate konkrete dhe arrestime të personave përgjegjës.

Free Traffic Exchange