http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkon ne katër numri i te dentareve te kapur nga policia pas arratisjes nga Burgu i Sigurisë se Larte ne Drenove te Korçës. Pas arrestimit te Artur Gores mbrëmjen e se shtunës, forcat policore i kane dhëne fund arratise se tre te burgosurve te tjerë Fran Marashi, Gezim Toma dhe Admir Tafili. Rreth orës 13:00 te se shtunës, policia u lajmërua nga banore te Përrenjasit se ne një magazine ne periferi te qytetit, ndodheshin disa persona te cilët qëllonin me arme. Brenda pak minutash forcat Renea dhe ato te ndërhyrjes se shpejte kane rrethuar zonën. Te burgosurit kane hapur zjarr ndaj policisë ku dhe ka mbetur i plagosur lehte ne këmbe një efektiv i rrugores. Pas dhjete minutash shkëmbim zjarri nga te dy palët forcat Renea kane bere te mundur arrestimin e te burgosurve Admir Tafili, Fran Marshi dhe Gezim Toma. Kërkimet janë përqendruar ne Përrenjas pasi dyshohet qe dhe tre te burgosurit e tjerë te jene strehuar ne magazinat dhe objektet e vjetra ne periferi te qytetit. Arratisja spektakolare e te dënuarve nga burgu i Drenovës ne Korçe, ka ngritur ne këmbe policinë e shtetit. Ne rrugët nacionale, ne qytete, pika kufitare nga veriu ne jug te vendit dhe ne porte vijojnë operacionet dhe kontrollet policore ndaj çdo mjeti dhe personave qe lëvizin ne rruge. Operacionet janë shtrire edhe ne zonat përreth vendeve ku jetojnë familjaret e te dënuarve. Paraditen e se dielës, Ministria e Brendshme ka shpërndare fotot e te arratisurave, Admir Tafili, Eduart Lulo, Fran Marashi, Gezim Guri, Gezim Toma, Reis Haxhiraj dhe Artur Gora, tashme tre janë ende ne kërkim. Mbrëmjen e se shtunës 7 te dënuar ne Burgun e Drenovës ne Korçe, 4 prej tyre me burgim te përjetshëm kane armatosur rojet e sigurisë dhe janë arratisur. Ngjarja ne burgun e sigurisë se larte, ka vene ne lëvizje Ministrinë e Drejtësisë e cila ka nisur një vale shkarkimesh ne radhët e punonjësve te burgut.