Shtohen virozat, sidomos te fëmijët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ulja e menjëhershme e temperaturave, ka shtuar fluksin e te prekurve nga virozat. Këtë fundjave urgjenca e QSUT-se ishte mbushur me dhjetëra fëmijë qe merrnin serume për shkak te dehidratimit te trupit nga temperatura e larte. Se bashku me numrin ne Spitalin Infektiv gjate një dite numri i personave qe kërkojnë ndihmën mjekësore ne urgjence shkon ne 150. Mjeket vene re se ende pacientet vetkurohen, duke përdorur antibiotike edhe për një rrufe apo rritje temperature qe nuk i kalon 38 grade celsius. Pavarësisht shtimit te numrit te virozave ende ne vend nuk ka grip. Ai pritet te nise ne dhjetor, kur bazuar viteve te kaluara numri i te prekurve ne te gjithë vendin shkon nga 11 mije deri ne 15 mije persona ne një jave.