http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mjaftoi 1 jave fushate për të sensibilizuar aksionin për pastrimin e mjediseve ku banojmë, dhe nisma e 22 nëntorit nxori ne rruge e sheshe te mëdhenj e te vegjël. Shembullin personal e ka dhënë edhe kreu i qeverisë duke mbledhur rreth vetes me te vegjlit qe duhet te jene nesër vullnetaret e vërtete. Për kryeministrin kjo nuk duhet të mbetet një date ne kalendar por pastrimi i ambienteve të kthehet në përditshmëri. Në zonat pranë qendrës së kryeqytetit ndjeshmëria për një ambient më të pastër është më e larte, ndërkohë që në rrethinat e Tiranës problematika shtohet bashke me mbeturinat e inertet. E si për te kompletuar ditën e vullnetareve me mesazhin se pastrimi nuk duhet te mbetet ne vullnetin e qytetareve, por është dhe detyrim, inspektoret qe i janë bashkuar nismës kane plotësuar detyrën duke lëne pas nga një flete gjobe për subjektet abuzuese. Për organizatorët e fushatës kjo ditë sensibilizuese ishte e suksesshme duke tejkaluar edhe parashikimet për pjesëmarrjen e të rinjve. E jo vetëm Facebook, por teknologjia ndikon ne nisma te tilla masive. Siç u pa ne këtë aksion nga njëra ane janë te moshuarit qe nuk janë aktivë ne rrejte sociale dhe nuk dine gjë për nismën. Ndërsa te rinjtë kane qene me shume aktive, kjo edhe fale aplikacioneve te reja siç është përhapja masive e telefonave inteligjente nëpërmjet kompanisë Vodafone. Kjo kompani ka mbështetur gjithë aktivitetin e Green Line Albania. Jo vetëm si sponsor por edhe konkretisht permes aksioneve te zonat përreth stadiumit Dinamo si edhe te Parku i Liqenit Artificial.