Krerët e shtetit: Kushtetuta do të ndryshojë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët e shtetit shqiptar, presidenti, kryetari i kuvendit dhe kryeministri kane folur në një zë pro ndryshimeve në ligjin themeltar të shtetit. Tashmë që kushtetuta e Shqipërisë ka mbushur 15 vjet të gjithë faktorët politike në vend pranojnë nevojën e ndryshimeve dhe përmirësimeve me përfshirjen e të gjithë faktorëve në vend. Kryeministri Edi Rama, i cili drejton një shumicë prej 85 mandatesh shumë afër numrit të nevojshëm prej 93 deputetësh që nevojiten për të ndryshuar kushtetutën ka premtuar se asnjë ndërhyrje në ligjin themeltar të shtetit nuk do të bëhet pa konsensus të gjerë. Në këto 15 vite kushtetuta shqiptare ka ndryshuar 3 herë dhe ndërhyrja më e debatuar mbetet ajo e 21 prillit të vitit 2008, ndërhyrje që solli edhe çarjen e madhe mes PS dhe LSI, veçanërisht për sistemin zgjedhor, por edhe për mocionin e besimit dhe mosbesimit ndaj kryeministrit. Sot dy politikanet bien dakord se ndryshimet e 2008 nuk sollën produktin e duhur. Përtej ndryshimeve të vitit 2008, kushtetuta shqiptare ka ndryshuar në vitin 2007 për shtimin e numrit të anëtarëve të KQZ dhe mandatin e drejtuesve lokale, ndërkohë që në vitin 2012 ligji themeltar i shtetit ndryshoi për të kufizuar imunitetin e zyrtarëve të lartë.