http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjitha zbulimet e nëntokës shqiptare ndoshta janë më të sigurta të mbuluara me dhe. Sipas Sandro De Maria, përfaqësues i arkeologëve italiane që prej vitesh punon në parqet arkeologjike të vendit. Sipas ekspertit, problemi më i madh i gërmimeve ka të bëjë me mungesën e kapaciteteve konservuese, ose e thënë ndryshe çka nxirret nuk ruhet siç duhet, duke humbur vlerat e paçmueshme. Për De Marian, zona arkeologjike e cila tashmë është drejt humbjes për shkak të urbanizimit pa kriter mbetet qyteti i Durrësit. Deklaratat e arkeologut vijnë gjatë Kongresit Ndërkombëtar të Studimeve Arkeologjike Shqiptare që mbahet në Tiranë me eksperte të ndryshëm të kësaj fushe.