Ekspozita-protestë për devijimin e lumit Vjosë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky dokument që shihni është një projekt i Ministrisë së Transportit dhe asaj të Mjedisit grek, i nënshkruar më 31 korrik 2013. Ai propozon devijimin e lumenjve në veri të Greqisë për të pasuruar ujerat e liqenit të Janinës. Mes listës, ndodhet edhe lumi Vjosa, i cili edhe pse nis rrugëtimin në veriperëndim të fqinjëve vijon rrjedhën e tij në jug të Shqipërisë. Dokumenti, i cili bëhet publik nga artisti Ilir Kaso, ka bërë që ky i fundit të realizojë në formë protestë një video-instalacion. Sipas tij edhe pse projekti nuk ka nisur të zbatohet, ai shkel konventat ndërkombëtare dhe prek jugun e Shqipërisë drejtpërdrejtë. Në mënyrë simbolike Kaso, duke e quajtur ekspozitën e tij "Unë jam Lumi", apelon për demin e madh që mund t'i shkaktohet natyrës nëse projekti i ministrive greke vihet në zbatim. Në 8 minuta video, përmes rrëfimeve të banoreve nga fshatrat e Përmetit apo Tepelenës, artisti përpiqet të tregojë sesi jeta e tyre është e lidhur ndër shekuj me lumin Vjosë.