Sërish rënie për ekonominë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dobësohet akoma më shumë ekonomia shqiptare edhe gjatë periudhës së tremujorit të tretë të këtij viti. Në një raport të saj, Banka e Shqipërisë thotë se goditjen kryesore për këtë ecuri e ka dhënë vete qeveria, pasi sektori publik, i cili ka patur kërkesë të lartë për financim dhe marrjen e borxheve, por këto para nuk ka materializuar në rritje ekonomike. Në fakt, borxhet e qeverisë kryesisht deri tani kanë shkuar për të shlyer pagat e pensionet dhe shpenzimet emergjente. Ndërkohë, të ardhurat në buxhet po përjetojnë situatën më të vështirë të 10 viteve të fundit, ku TVSH-ja, zëri kryesor në arkën e shtetit, ka dy vjet që po shënon rënie. Kështu bilancet e biznesit janë përkeqësuar më tej, ndërkohë që edhe investimet e sektorit privat janë në rënie. Në raport thuhet se shkaku kryesor për këtë është rënia e konsumit, por dhe tkurrja e kreditimit. Sipërmarrjet private, të cilat kërkojnë para në banka, në shumicën e rasteve janë refuzuar, ndërkohë që edhe për bizneset që kanë marrë kredi normat e interesit vijojnë të mbeten njësoj. Gjatë këtij viti Banka Qendrore ka ulur tre herë normën e interesit për lekun, më synim nxitjen e kreditimit, por këto lëvizje nuk kanë ndikuar në interesat e larta të kredive. Ndërkaq që interesi i depozitave është në minimumin historik, ku norma e fitimit nuk shkon më shumë se 3%. Sa i përket konsumatorit, banka pranon se të ardhurat e tij kanë rënë krahasuar jo vetëm me një vit më parë, por edhe muaj pas muaji. Bizneset janë detyruar që të ulin pagat e punonjësve, çka ka ndikuar që shqiptarët të shpenzojnë më pak edhe për produkte të domosdoshme.

Free Traffic Exchange