UEFA për trukimet & stadiumin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trukimet e ndeshjeve në futbollin shqiptar dhe ndërtimi i stadiumit "Qemal Stafa" kanë detyruar UEFA-n të zbarkojë në Tiranë. Zv/sekretari i përgjithshëm Teodoros Teodoridhis zhvilloi një takim në prokurime e përgjithshme si për të treguar tashmë se frenat për luftën ndaj trukimeve duhet t'i marrë ky institucion dhe jo FSHF. "Federata e futbollit nuk është polici, hetuesi apo gjykatë për luftën kundër trukimeve prandaj në vendosëm të lidhim kontaktet direkte me prokurorinë e përgjithshme ashtu siç po bëjmë edhe me vendet e tjera." Më parë delegacioni i UEFA-s u ndal në ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, ku u konfirmua se stadiumi "Qemal Stafa" nuk i plotëson më kushtet për organizimin e ndeshjeve të kombëtares të radhës që janë eleminatoret e evropianit 2016. Stadiumi "Qemal Stafa" nuk i plotëson kriteret për organizmin e ndeshjeve ndërkombëtare. Ndërkohë, sipas kreut të FSHF-së, UEFA jep për alternative stadiume të tjera në vend, me kusht rikonstruksionin e tyre. Por, Armand Duka beri të ditur se për këtë rikonstruksion që kap vlerën e 1 milionë eurove duhet të ndihmojnë qeveria ose bashkitë pasi federata nuk i ka mundësitë. Në të kundërt, Shqipëria eleminatoret e ardhshme rrezikon t'i luajë të gjitha ndeshjet jashtë territorit të saj.