Report TV - Denoncimi për mashtrim, zhduket pa 'gjurmë' bashkëshortja e Fortuzit

2015-11-24 6

Bashkëshortja e Indrit Fortuzit, ish-futbollistit të Tiranës dhe të Kombëtares shqiptare, prej një muaji ka mbyllur aktivitetin e saj që ndodhej në hollin e një hoteli të njohur në qendër të Tiranës.

Zyrat ku kishte qenë vendosur agjencia ishte e boshatisur, ndërsa punonjës të zyrave aty pranë se kjo agjenci ishte mbyllur prej më tepër se një muaji dhe se nuk kishin dijeni mbi vendndodhjen e saj.

Ndërkaq, burime nga Policia e Tiranës, thanë se veç denoncimit të shtetasit Xh.Ç., po pritet për të marrë kallëzime të tjera nëse ka persona të tjerë të dëmtuar nga aktiviteti i Junida Fortuzit.

Sipas burimeve të policisë, personi i identifikuar me inicialet Xh.Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë denoncoi pak ditë më parë Junida Fortuzin për mashtrim pasi kishte prerë katër bileta udhëtimi për në Gjermani, por më pas kur kishte shkuar në aeroportin e Rinasit i kishin konfirmuar se biletat ishin anuluar.

Sipas denoncimit të të dëmtuarit, ai kishte paguar në agjencinë ?Just travel? 1200 euro për biletat, por se nuk kishte mundur të merrte mbrapsht as paratë. Kjo pasi zyrat në vendin ku i kishte prerë janë mbyllur.

Pas denoncimit të këtij personi, policia ka nisur kërkimin e të denoncuarës për të marrë deklarimin e saj. Po ashtu hetuesit po presin edhe denoncime të tjera nga persona të tjerë që mund të jenë mashtruar nga kjo agjenci.