Lushnje, ndotja nga plastmasi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 250 ton mbetje kimike qëndrojnë prej vitesh të depozituara në një magazinë të shkatërruar dhe jashtë të gjitha kushteve në territorin e ish Fabrikës së Plastmasit që i përket Bashkisë Lushnjë. Banorë që jetojnë rreth kësaj magazine, por edhe qytetarë lushnjarë kanë kërkuar prej vitesh largimin e tyre. Qerim Saraci, është njëri prej shumë qytetarëve lushnjarë që kanë ndërtuar shtëpinë afër godinës ku ndodhen të depozituara këto mbetje. Ai thotë se cdo mbrëmje dhe mëngjes era e rëndë shpërndahet në gjithë zonën, ndërsa banorët jetojnë me rriskun mes jetës dhe sëmundjeve që iu rrezikojnë jetën. Banorë të tjerë pohojnë se askush nuk ëhstë kujtuar të shmang këtë rrezik ndërsa gishtin e drejtojnë vetëm te shtetit, që duhet të ndërhyjë për ta bërë jetën e tyre të sigurt. Dosja e mbetjeve kimike nga ish uzina e plasmasit në Lushnjë ndodhet në ministrinë e mjedisit, pohojnë jashtë kameras nëpunës të bashkisë së qytetit pa dhënë dot asnjë shpjegim për mundësinë e largimit të këtyre mbetjeve

Free Traffic Exchange