http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dështimi me çështjet gjyqësore, jo gjithmonë lidhet me korrupsionin në Gjykata. Një arsye e fortë, sipas ish-gjyqtarit dhe aktualisht anëtar i Komisionit të Ligjeve Armando Subashi, është kaosi në mënyrën e hetimit të dosjeve. Sipas tij, një Byro Kombëtare do të ofronte më shumë profesionalizëm dhe do të siguronte një pavarësi hetimi. Deputeti socialist mendon se Byroja, e cila është ende projekt, duhet të jetë sa më larg ekzekutivit. Qeveria ka ngritur një grup pune për të themeluar Byronë Kombëtare të Hetimit, një strukturë me ekspertë të përzgjedhur. Synimi është shkrirja e disa policive, që është dëshmuar se nuk kanë prodhuar rezultate.