http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria prodhon naftë bruto dyfishin e asaj që importon. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Burimeve Natyrore, prodhimi i naftës bruto vetëm për 2013-ën mendohet të arrijë në shifrën e 1 milionë e 100 mijë tonëve, ndërkohë që sasia e kësaj lënde që ne marrim nga jashtë në vit është më pak se gjysma, afro 500 mijë ton. Drejtori i Hidrokarbureve në AKBN, Kastriot Bejtaj, shprehet se shkak për këtë fenomen i cili ndikon dhe që çmimet e tregut tonë të pakicës të varen nga vlera që një fuçi naftë shitet në bursë është pikërisht sasia e paktë që përpunojmë. Vetëm 10% e naftës që nxjerrim arrihet të përpunohet në dy rafineritë që janë në pronësi të ARMO-s. Deri tani në Shqipëri janë tre kompani të mëdha që bëjnë nxjerrjen e lëndëve hidrokarbure: "Bankers petroleum", "Stream oil" dhe "Trans oil". Tatimi i fitimit që shteti ka vendosur mbi këto kompani është 50%, por deri tani asnjëra prej tyre nuk ka arritur të deklarojë fitim. Në vitin 2008-të Shqipëria privatizoi të vetmen kompani që bën përpunimin e naftës në vend ARMO, qëllimi ishte që nafta e cila prodhohet këtu të shitet në tregun e huaj së bashku me cilësinë e duhur dhe me një çmim dyfish më të madh. Por, gjatë 2012-ës dhe 2013-ës ARMO ka përpunuar gjithsej vetëm 200 mijë ton.