Luçi: Financat në vështirësi, më pak investime - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2014-ta do të jetë një vit i vështirë për ekonominë shqiptare. Si pasojë e gjendjes së vështirë të financave publike, vitin e ardhshëm nuk parashikohet të ketë rritje reale pagash dhe pensionesh, ndërsa fokusi kryesor do të jetë shlyerja e borxheve dhe jo investime e reja. Zv/ministri i Fnancave, Erjon Luçi, në një intervistë për Vizion Plus thotë se draftbuxheti i vitit 2014 është në fazën e konsultimeve, dhe pjesë e tij do të jetë edhe marrëveshja e re me Fondin Monetar Ndërkombëtar me të cilin qeveria është drejt finalizimit. Ndonëse, çdo vit ka patur një rritje të lehte të pagave dhe pensioneve, për vitin e ardhshëm, parashikohet të ketë indeksim të tyre rreth 2 %. Një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të vitit të ardhshëm do ta zënë sërish punët publike, por kësaj radhe fokusi do të jetë pagesa e detyrimeve të prapambetura dhe financimi i projekteve të mbetura pezull. E thënë ndryshe, buxheti i viti 2014 synon një stabilitet makroekonomik, me qellim reduktimin e borxhit publik, por shifrat e ekzakte, se në çfarë niveli do të mbahet ky tregues, mbetet të zyrtarizohen në ditët në vijim.