http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht shifrës prej 30 perqind me pak botimesh te reja, Panairi i Librit pati po aq vizitore sa një vit me pare. Ne fund te Eventit Tradicional te muajit nëntor, organizatoret pohojnë se gjate pese ditëve te panairit, ai u vizitua nga gati 90 mije lexues duke deklaruar se blerjet kane qene te njëjta me panairin e 2012-s, rreth 600 mije libra. Por nëse Edicioni i 15-te, pati si risi atë te librit historik për shkak te 100-vjetorit te pavarësisë, ky i këtij viti nuk kaloi pa shqetësimin e shkrimtareve dhe botuesve lidhur me protestat qe zhvilloheshin jashtë ambienteve te Pallatit te Kongreseve. Edhe pse libri elektronik vijon te jete një tabu për botuesit tanë, kur ne bote panairet e librave krahas variantit letër, kane edhe atë qe njihet si Ebook, 94 stendat e botuesve te edicionit te 16-te u dominuan nga letërsia e përkthyer, përfshi edhe atë për fëmije.