Fier, 80 ton mbetje kimike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 16

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 80 ton mbetje kimike qëndrojnë të depozituara në ambientet e ish-Azotikut Fier. Ato janë të grumbulluara në një godinë, e cila është jashtë të gjitha kushteve teknike, pa xhama, e amortizuar. Sipas specialistëve mbetjet kimike janë karbonat kaliumi, rreth 50 mijë kg, llumra të arsenikut të paketuara në bidona plastikë, fenolftaleinë, metiloraxh, substance Buferike, silkate, komponime të squfurit litjumit etj. Banorët që jetojnë rreth ish-Uzinës Azotik janë më të rrezikuarit nga mbetjet kimike të depozituara prej vitesh në hapësirën që dikur ka shërbyer si uzinë e prodhimit të plehrave kimikë. Ata pohojnë se përditë ndjejnë aromën e rëndë që përhapet në natyrë, ndërsa sëmundjet kanë filluar të jenë të pranishme ndër fëmijët e tyre. Mehmet Manaj është njëri prej banorëve që e ka shtëpinë afër murit rrethues të ish uzinës. Ai pohon gjendjen e vështirë ndërsa kërkon ndërhyrjen e shtetit për eliminimin dhe heqjen e mbetjeve që tashmë janë kthyer në shqetësim të përhershëm. Ish-specialisti i kësaj uzine Andon Dëma pohon se këto mbetje kanë filluar të depozitohen që nga fillimi i ndërtimit të uzinës në vitet '67. Ai kërkon që autoritetet shtetërore dhe mjedisore të marrin masat për largimin e tyre.

Free Traffic Exchange