Ditmir Bushati: Me armet u spekulua - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi kryeministri Rama bëri publik vendimin për të mos pranuar shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar çështjen në fjalë. Në një intervistë për "Dojçe Vele", gjatë qëndrimit të tij në Berlin, kryediplomati Bushati tha se Tirana zyrtare thjesht po shihte mundësinë e këtij angazhimi, por sipas tij, kjo u shoqërua me spekulime të faktorëve politikë."Pra nuk bëhet fjalë as për vendim për t'u përfshirë në këtë proces, nuk bëhet fjalë as për negociata, nuk bëhet fjalë as për detaje të këtyre negociatave dhe mund t'ju them që për shkak të vështirësive të panumërta që hasen në terren, asnjë prej aleatëve nuk e ka sot për sot 100% të saktë panoramën e jo më të flitet për negociata që mund të jenë bërë me dyer të mbyllura ku shoqëria apo parlamenti paska mbetur i painformuar."Sipas tij, hezitimi për t'i thënë Jo që në fillim të kësaj oferte, erdhi edhe nga dëshira për të dhënë kontribut në një çështje globale."Hezitimi vjen jo vetëm nga faktet që thashë më sipër, por edhe nga fakti që dëshira dhe vullneti politik për të kontribuar në çështje globale, në një çështje ku rreshtimi i Shqipërisë pranë aktorëve më të rëndësisëhm ndërkombëtarë do t'ja shtonte kredibilitetin në arenën ndërkombëtare. Kjo bëhet gjithmonë në përputhje me mundësitë, aftësitë, kapacitetet, teknologjinë dhe ndjeshmërinë që ka opinioni publik për një çështje të tillë."Reagimin e fortë qytetar për të refuzuar arsenalin kimik, shefi i diplomacisë shqiptare e sheh si një shenjë të qartë të pjekurisë së opinionit publik, për të reaguar ndaj një çështjeje të caktuar.

Free Traffic Exchange