Edi Rama, JO armëve kimike të Sirisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është verdikti i kryeministrit te Shqipërisë Edi Rama i cili tha "JO", e kërkuar prej ditësh nga qytetaret ne fundin e një fjalimi te gjate prej 30 minutash ku sqaroi te gjithë çështjen e shumëpërfolur te armeve kimike te Sirisë. Ashtu si ne fjalimin e tij te pare si kryeministër ne Parlament edhe sot Edi Rama përsëriti se Shqipëria do te jete gjithnjë ne krah te Shteteve te Bashkuara. Duke risjelle ne kujtese ndihmën e pazëvendësueshme te SHBA për anëtarësimin ne NATO, për pavarësinë e Kosovës, Rama ka sqaruar rrethanat ne te cilat pranoi ne parim te ishte pjese e operacionit. Sipas Rames ekspertet dhanë te gjitha garancitë për sigurinë e operacionit duke ndihmuar Shqipërinë për te gjitha problemet e tjera ne lidhje me mjedisin. Pjesa me e hidhur e fjalimit te kryeministrit te shqiptareve i është drejtuar opozitës. Kryeministri Rama nuk ka harruar te përshëndesë edhe protestuesit duke ju thene: "Sot nuk është dita për te ndryshuar mendjen, por për t'ju thëne Bravo. Pasi Shqipëria ka nevoje edhe për protestues te mire."