Sheshet mbushen...klasat bosh - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Protesta kundër asgjësimit te armatimeve siriane ne Shqipëri ka përfshire edhe fëmijët e shkollave. Nxënës te arsimit 9-vjeçar, te Mesëm dhe Studente te Universiteteve kane lëne mësimin dhe kane dale ne shesh. Te organizuar vete, nga rrjetet sociale apo ne disa raste dhe nga mësuesit, qe ne mëngjes nxënësit i janë bashkuar turmës se protestuesve para godinës se qeverise. Larg protestës, ne shkolla te ndryshme te Tiranës gjetëm vetëm mësues dhe banka bosh. Pavarësisht presionit te shkollës se mungesat do te shënoheshin ne regjistër, kjo nuk i ka penguar nxënësit te lëne mësimin. Ne te tjera shkolla ku tentohej te behej mësim, ndihej presioni i dyfishte. Edhe pse nuk janë lejuar nga mësuesit, nxënësit e kane kaluar rrethimin e shkollës. Ndërsa ne Shkollën e Mesme "Çajupi" nxënësit janë përballur me urdhrin e rrepte te drejtuesve dhe prindërve. Ky grup gjimnazistesh ka lëne sheshin për t'iu rikthyer mësimit. Edhe mësuesit nuk ngurojnë te thonë se solidarizohen me kauzën, por nuk mund te marrin pjese për shkak te detyrës. Deri ne mesdite, pjesa me e madhe e protestuesve para godinës se qeverise ishin nxënës te shkollave dhe studente te universiteteve.

Free Traffic Exchange