Sot miqësorja me Bjellorusinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombëtarja shqiptare e futbollit do te luaj sot ne Antalia te Turqisë ne orën 17:00 takimin miqësor kundër Bjellorusisë, sfida e pare për Xhani de Biaisn qe kur rinovoi kontratën me kuqezinjtë. Tekniku Italian me te gjitha gjasat do te luaj me një formacion 4-4-1-1 ndërsa pritet te eksperimentoje sidomos ne mbrojtje dhe sulm. Ne porte titullar i padiskutueshëm është Etrit Berisha, ndërsa ne qendër te mbrojtjes Lorik Canes i është bashkuar Renato Arapi duke pare mungesën e Megrim Mavraj dhe Loret Sadikut. Krahët e prapavijës do te mbulohen nga Andi Lila dhe Ermir Lenjani ne debutimin e tij te pare me fanellën kuqezi. Përpara prapavijës do te jene Miqgjen Basha dhe Sabien Lilaj, ndërsa nga krahët e mesfushës janë preferuar Shkelzen Gashi dhe Valdet Rama. Ne sulm rikthehet sulmuesi Armando Sadiku, ndërsa ne ndihme te tij do te jete Alban Meha. Ne historinë e përballjeve me Bjellorusine, Shqipëria ka arritur 1 fitore, një barazim dhe dy humbje. E vetmja fitore daton ne 26 mars te 2011-es ne "Qemal Stafa". Shoqëritë ndërkombëtare te basteve favorizojnë Bjellorusinë për këtë ndeshje duke e kuotouar një fitore te saj me koeficientin 2.1 ndërsa një triumf te kuqezinjve me koeficientin 3.2.

Free Traffic Exchange