http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria po merr një vendim për të asgjësuar armë kimike, në një kohë kur ka në territorin e saj rrezikun potencial pas asgjësimit të lëndëve helmuese luftarake. Këtu në Qafë Mollë janë të depozituara mbetjet e atij asgjësimi, të cilave u ka kaluar afati i qëndrimit në kontenierët plastikë, ku u vendosen dhe rrezikojnë përhapjen e lëndëve helmuese në natyre. E vërteta tronditëse është mbajtur sekret për publikun, por ajo behet e ditur nga një prej kabllogrameve të uikiliks, nga ish-ambasadori i Amerikës John Withers.Ai shkruan pse vjet me pare se GOA, kompania që bëri asgjësimin shprehte shqetësim për 30 kontenierët ku ndodheshin mbetjet e rrezikshme. "Megjithatë, më pas, agjencia zbatuese, DTRA (Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut) pranoi që të paketonte mbetjet në konteinerë me veshje të dyfishtë kundër rrjedhjes, që do t'i mbanin mbetjet të sigurta për 20 vjet në strukturën e Qafë Mollës. Kjo do të lejonte kohën e mjaftueshme për të ndërtuar një strukturë për mbetjet e rrezikshme, e cila do të ishte e aftë t'i përballonte ato. Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut mori paratë dhe u largua përpara se ta përfundonte punën dhe la pas disa kontenierë shtesë për mbetjet që do të menaxhoheshin nga shqiptarët. Megjithatë, më pas, agjencia zbatuese, DTRA (Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut) pranoi që të paketonte mbetjet në konteinerë me veshje të dyfishtë kundër rrjedhjes, që do t'i mbanin mbetjet të sigurta për 20 vjet në strukturën e Qafë Mollës".Keneth Handelman, drejtori i Politikave të Kërcënimeve Globale, i drejton një letër Fatmir Mediut ministër i Mbrojtjes në atë kohë, në të cilën bien dakord për paketimin e mbetjeve që mbeteshin nga projekti. 20 vjet u duken kohë e mjaftueshme për të ndërtuar një strukturë për mbetjet e rrezikshme. Por, gjerat nuk shkuan kaq mirë sa në letra. Testet zbuluan prova për ndotje me metale afër vendit ku ishte ndërtuar struktura. Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut solli në Shqipëri një ekspert mjedisor nga Britania e Madhe, i cili deklaroi se problemi ishte më i rende nga sa mendohej fillimisht. Withers shkruan: - Në shumë prej konteinerëve po rridhnin kripëra metalesh të rënda, fillimisht arsenik, plumb dhe mërkur. Veç kësaj, ato nuk ishin të papërshkueshëm nga uji dhe përderisa përbërësit e ndotur nuk ishin pastruar siç duhet përpara se të vendoseshin në kontenierë, kondensimi dhe rrjedhja po bënin që të shpërbëheshin disa prej lëndëve ndotëse dhe të rridhnin jashtë. Ekspertët mjedisorë u rikthyen sërish në pranverë dhe parashikuan problemin e rrjedhjes. Kripërat e metaleve të rënda ishin vendosur në fuçi çeliku, të cilat nisën të gërryheshin shumë shpejt. Ekspertët i transferuan kripërat në konteinerë të mëdhenj plastikë, të cilët nuk do të gërryheshin.Të paktën kështu u mendua fillimisht. Por ekspertet ndërkombëtare të mjedisit bënë këtë pohim të frikshëm. Kishte nisur ...