http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryefjala e ditës edhe gjatë diskutimeve të problemeve që kanë bizneset ka qenë mundësia e sjelljes së armëve kimike në Shqipëri. Kështu në një takim me zv/ministren e Zhvillimit Ekonomik i cili duhej të fokusohej te çështja e lejeve të ndërtimit dhe konkurrencës në treg, përfaqësuesit e Shoqatave të Biznesit i kanë kërkuar qeverisë shqiptare t'i thotë jo demontimit të armëve siriane pasi do të trembë investitorët e huaj. Ndërkaq kreu i shoqatës së ndërtuesve të Tiranës ka kërkuar zhbllokimin e procesit të lejeve të ndërtimit. Sipas tij, ka 5 vjet që në Shqipëri nuk jepet asnjë leje, dhe se 20% e firmave të këtij sektori janë detyruar të mbyllen. Bizneset kërkuan edhe rishikimin e disa koncesioneve që qeveria e mëparshme i ka dhënë kompanive që kryejnë shërbime për llogari të shtetit, përveç situatës monopol që është krijuar sipërmarrësit thanë se ka raste kur këto firma për shërbimin që bëjnë përfitojnë më shumë se sa fiton arka e shtetit.