http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra qytetarë vazhdojnë të protestojnë para parlamentit kundër armëve kimike. Që prej mëngjesit qytetare, ambientalistë, nxënës të gjimnazeve të kryeqytetit, por edhe deputete të PD, janë tubuar para hyrjes së sallës së seancave plenare duke hedhur parulla kundër armëve kimike, në mbrojtje të jetës dhe të mjedisit. I vetmi zyrtar i lartë i maxhorancës që është ndalur për të takuar protestuesit ka qenë kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili premtoi se zëri i tyre do të dëgjohet ndërsa ka sqaruar se vendimi nuk është marrë ende. Protestat e qytetareve nisen javën e kaluar kur mediat publikuan lajmin se armët kimike të Sirisë do të vijnë në Shqipëri për t'u shkatërruar.