https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Fshati Shëmëtir, "zonë e mundur" për demontimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të shkuar në fshatin Shëmëtir të Kolonjës është shumë e vështirë të udhëtosh me një automjet të zakonshëm, sepse të paktën 10 kilometra rrugë që të çojnë atje janë krejtësisht të amortizuara, aq sa ato përshkohen për gati një orë me makinë. Fshati është braktisur në vite dhe nga 500 banorë që ishin dikur, aty jetojnë vetëm 9 familje me jo më shumë se 50 banorë. Shëmëtiri do të kishte vazhduar të ishte sërish një fshat i braktisur dhe i harruar, në rast se në territorin e tij nuk do të kishte pasur dikur reparte ushtarake kimike. Sot ato nuk ekzistojnë më, por prania e tyre dikur në këtë zonë, ka bërë që emri Shëmëtir të përflitet në korridoret e NATO-s, diplomacisë së huaj apo edhe politikës në Tiranë, si një nga vendet ku mund të shkatërrohen armët kimike të regjimit sirian, nëse qeveria shqiptare vendos t'i depozitojë në vendin tonë. Këta njerëz që thuajse nuk kanë dëgjuar asnjëherë për Asadin, tani kanë filluar të frikësohen seriozisht për atë që zona e tyre do të mund të kthehet në një depozitë gjigande helmesh. Ata nuk kanë dijeni nëse armët kimike siriane do të shkatërrohen këtu, por thonë se do ta kundërshtojnë një akt të tillë, nëse fshati i tyre do të kthehet me të vërtetë në një zonë të shkatërrimit të këtyre lëndëve helmuese. Pavarësisht nëse armët kimike të Sirisë do të shkatërrohen në Qafë Mollë, Mjekës, këtu në Shëmëtir apo diku tjetër, e sigurt është se këta njerëz, si dhe ata që banojnë në zonat e përmendura si më të mundura për demontimin e armëve siriane, nuk janë më të qetë. Ata presin që thashethemet që qarkullojnë në korridoret e politikës në kryeqytet, Bruksel apo Uashington, më mirë të mos ekzistojnë. Më shumë sesa të jenë protagonist për të tilla situata, ata preferojnë më mirë të qëndrojnë sërish të harruar e të braktisur prej të gjithëve.

Free Traffic Exchange