http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kulturën e konsumatorit shqiptar mishi i freskët kuptohet ai i porsatherur. Mjafton që kafsha të theret në sytë e klientit dhe mishi është në cilësinë më të mirë. Por a mjafton vetëm kaq informacion për një produkt që përdoret pothuajse çdo ditë në tavolinat tona?Mjeku specialist veteriner shpjegon se mishi pasi theret dhe kontrollohet për sigurinë, duhet të kalojë fazën e maturimit dhe më pas për shitje tek klientët. Kjo sipas tij ka arsyet e veta; duke ndenjur për 24 orë në dhomat frigoriferike ekuilibrohet PH i produktit duke e bërë atë më të shëndetshëm për organizmin. Në legjislacionin shqiptar ekziston edhe një normë e tillë e cila duhet të respektohet nga të gjitha pikat e shitjes së mishit. Për thertoret që janë të pajisura me licencën përkatëse faza e maturimit të mishit respektohet. Kontrolli mbi këtë produkt bazë të të ushqyerit ka marrë vëmendjen maksimale edhe nga qeveria. Grupe të Task Forcës kanë nisur aksionin në Tiranë për funksionimin sipas ligjit të tregtimin te kafshëve të gjalla dhe mishit të therur. Respektimi i higjienës, kontrollit veterinar, garantimi i sigurisë ushqimore por edhe pajisja me licencat përkatëse do të jetë fokusi kryesor i Task Forcës. Nëse ligji nuk respektohet fundi do të jetë i tillë për të gjitha.