Kryeqyteti mes protestave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kane thyer heshtjen dhe kane ngritur zërin kundër asgjësimit te armeve kimike! Marshimi i lëvizjes qytetare këtë te mërkure ka nisur nga sheshi Skenderbej. Me thirrje, parulla e fotografi qe tregonin se si mund te jete e ardhmja e fëmijëve nëse asgjësohen këtu armët e Sirisë, protestuesit kane ecur përgjatë bulevardit "Dëshmoret e Kombit". Vargu i gjate i qytetareve, jo vetëm nga Tirana, është ndalur para piramidës ku janë bashkuar me te tjerë protestues. Ambientaliste, Pedagoge, Studente, por dhe shqiptare te ardhur nga Kosova i kane bere thirrje kryeministrit Edi Rama te refuzoje kërkesën e Shteteve te Bashkuara për asgjësimin e armeve kimike ne Shqipëri. Nen monitorimin e policisë, protestuesit janë zhvendosur ne Bulevardin kryesor, para godinës se qeverise dhe kryesisë se Kuvendit. Here me thirrje dhe here te ulur ne gjunjë dhjetëra protestues janë shprehur kundër asgjësimit te mareve kimike ne Shqipëri. Edhe me te shumte ne numër, protestuesit kane vijuar marshimin para presidencës. Me parulla qe tregonin se ajri është i njëjte për te gjithë, qytetaret i kane kërkuar kreut te shtetit te mbështesë nismën e tyre. Marshimi i protestuesve ka zgjatur për 2 ore dhe është ndalur ne skajin tjetër te Bulevardit kryesor.