Konkursi për drejtorët e Arsimit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë mësuar vetëm të marrin në provime, por sot janë ulur vetë në banka, ashtu si nxënësit e tyre. 206 mësues nga e gjithë Shqipëria për herë të parë po i nënshtrohen konkursit për postin e kreut të drejtorisë Arsimore për rrethin nga vijnë. Testimi i kandidateve për drejtorë është zhvilluar në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë dhe teza është shpërndarë në orën 10:30. Por a janë vërtet këto pyetje dhe ky proces që do të përcaktojë drejtuesit e rinj të arsimit në rrethe? Pak para hyrjes në konkurs kandidatet nuk fshehin ambicien për këtë post, deri dje tërësisht politik. Sot që flitet për meritokraci, ata nuk duan të besojnë se politika serish do të vendosë emrat e drejtorëve të Arsimit. Para nisjes së konkursit, procesi është monitoruar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila deklaroi se emri i drejtorëve të arsimit nuk do të zgjidhet prej saj, por nga komisioni i ngritur për ketë proces. Kandidatët për drejtorë, u testuan jo vetëm për njohuritë pedagogjike, por dhe ata legjislative, veçanërisht për ligjin e arsimit parauniversitar dhe strategjinë e tij. Pas provimit me shkrim të martën e 12 nëntorit, kandidatet do t'i vështrohen testimit me gojë. Në fakt, konkursi i pari i këtij lloji në arsimin parauniversitar po vijon ashtu siç u premtua. Por mbetet për t'u parë nëse ky proces është tërësisht formal apo vërtet politika ka vendosur të tërhiqet nga ndikimi i saj edhe në arsim.