Hetimet për rimbursimet e TVSH-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në skandalin e rimbursimit me faturat fiktive të TVSH-së dyshohet të jenë përfshirë edhe të tjerë persona përveç atyre për të cilët prokuroria ka prerë fletë-arrestet. Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se kanë zgjeruar rrethin e hetimeve, ndërsa në ditët në vijim pritet të vihen nën akuze edhe zyrtarë të tjerë të drejtorisë së tatimeve. Ndërkohë, pas verifikimeve është konstatuar se paratë janë tërhequr brenda tre ditëve nga rimbursimi, nga të pandehurit Gjergji Tupe dhe Mirjan Beneja nga tre banka të nivelit të dytë. Prokuroria ka kërkuar vënien në sekuestro të llogarive bankare të 9 të pandehurve, por në fakt këto llogari janë gjetur bosh, madje edhe në banesat e të arrestuarve nuk janë gjetur para, çka ka hedhur dyshime se ato mund të jenë transferuar jashtë vendit. Gjithashtu, burime të prokurorisë kanë bërë me dije se 7 personat të cilët i kanë shpëtuar prangosjes nuk rezultojnë të jenë larguar jashtë vendit, pasi 10 ditë përpara se të lëshonin urdhër-arrestet, janë njoftuar të gjitha pikat doganore, për kthim prapa të tyre nëse tentonin të largoheshin.