http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Segmenti rrugor që nis nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë e deri tek rrethrrotullimi në Sauk, ka një gjatësi prej 1.7 km dhe është parashikuar të jetë me 6 korsi. Por, punimet në të kanë vijuar me ritme të ngadalta duke e kthyer këtë rruge jo vetëm në aksin më të ndotur në vend, por edhe në shqetësimin më të madh të shoferëve që e përshkojnë. Kjo rrugë është një nder veprat publike në të cilën nuk ka asnjë tabelë që të informojë qytetarët lidhur me nisjen dhe përfundimin e punimeve. Në fakt vepra, duhet të jetë e mbyllur në shkurt të vitit 2014. Por gjithçka vihet në dyshim për shkak të ritmit të ulët të punimeve, reshjeve të pritshme të dimrit e mbi të gjitha për akordimin e plotë të fondeve. Kostoja totale e këtij investimi arrin në 1.2 miliard lekë. Projekti për zgjerimin e rrugës u kundërshtua një vit më parë nga anëtarët e këshillit bashkiak të partisë socialiste, pasi sipas tyre ai nuk ishte diskutuar në këshill, si dhe nuk kishte transparence në zbatimin e tij. Mbi të gjitha, realizimi i projektit shtroi nevojën e prerjes së shumë pemëve në këtë segment rrugor, si dhe zhvendosjes së murit rrethues të Pallatit të Brigadave, duke sjellë edhe reagimin e fortë të ambjentalistëve. Por, bashkia iu kundërpërgjigj këtyre akuzave duke thënë se investimi pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun drejt Saukut dhe më tej për t'u lidhur me Unazën e re.