http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi kane dëgjuar që Uzina e Mjekësit mund të jetë një nga vendet ku do të demontohen armët kimike të Sirisë, banorët e fshatit Mjekës kundërshtojnë ashpër. Sipas tyre, ky proces përben rrezik për jetën e tyre, fëmijëve dhe mjedisin. Banorët tregojnë se distanca më e largët e shtëpive nga Uzina është 10 metra, çka do të thotë se ndikimi gjatë demontimit do të ishte i pashmangshëm. Banorët e cilësojnë vrasje, nëse lëndët kimike të Sirisë do të demontoheshin në Mjekës, 9 kilometra larg Elbasanit. Uzina e Mjekësit është ndërtuar në vitin 1962 dhe përreth saj ndodhen pesë fshatra; Mjekës, Kryezjarr, Tudan, Bardhes dhe Kuqan me rreth dy mijë banorë. Një ish-punonjës në Uzinën e Demontimit të armëve thotë se kjo uzinë nuk ka infrastrukturën dhe as specialistë të mirëfillte për çmontimin e armëve kimike. Gjate periudhës së Komunizmit në Mjekës prodhoheshin lëndë të ndryshme plasëse dhe ushtarake, ndërsa sot në këtë uzinë shkatërrohen ato që janë krijuar gjatë periudhës së diktaturës.