Basha: Të denoncojmë blerjen e votave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita do të dalë për herë të pare ne proteste ditën e hënë kundër fenomenit të blerjes së votave në zgjedhjet e 3 nëntorit për kryetarin e bashkisë Korçë. Protesta do të nisë në orën 14:00 tek selia e partisë Demokratike dhe do të vazhdojë para selisë së kryeministrisë në të njëjtën kohë që do të zhvillohet takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe Komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle. Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha iu ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen për të protestuar kundër blerjes së votave dhe manipulimit të zgjedhjeve. Demokratet në këtë protestë do të mbështeten edhe nga aleatët dhe sipas kryerepublikanit Mediu kjo është një protestë për të gjithë ata që dënojnë shitblerjen e votës. Kjo është protesta e parë që organizon PD pas 9 vjetësh. Gjatë periudhës kur ishin në opozitë, demokratet kanë organizuar një serë protestash për votën e lirë, si ato pas zgjedhjeve të 2001 apo pas zgjedhjeve të 2003 për bashkinë e Tiranës. Cikli i protestave të PD u mbyll në vitin 2004 një vit para se demokratet të vinin në pushtet. Protesta, "Nano Ik" zgjati disa jave në të gjithë Shqipërinë dhe ishte nder më të mëdhatë që opozita kishte organizuar.