Burg, per shkelesit e Kodit Rrugor - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse konsumon alkool dhe me pas vendos të drejtosh makinën, apo lëviz pa pasur patentë, mund të përfundosh në prangat e policisë së shtetit. Vendimi për të shkuar drejt masave ekstreme të ndëshkimit, sipas drejtuesve të lartë të Ministrisë së Brendshme, erdhi si pasojë e trafikut të rënduar rrugor dhe rastet e shkeljeve flagrante të Kodit rrugor, konstatuar nga Policia. Urdhri nis të zbatohet nga e shtuna. Me të njëjtën masë ndëshkimi, që shkon deri në 3 vite burg, janë klasifikuar edhe largimi i drejtuesit të mjetit nga vendi i aksidentit si dhe mosbindja ndaj sinjalizimit të punonjësit të policisë. Megjithëse krahasuar më një vit më parë, tetori shënoi një ulje të numrit të të vdekurve në aksidente, 26 nga 34 që ishin në 2012, por sërish shifrat mbeten tronditëse, gati 1 i vdekur përditë. Masa plotësuese e ndëshkimit që pritet të hyjë në fuqi shpejt, është heqja e pikëve në lejet e drejtimit kur ky sistem të jetë aktiv. Ligji parashikon të ndërhyje edhe ne skemat e sigurimit të detyrueshem të makinave, e cila nuk do te jete me me tarifë fikse. Por eksperti i sigurise rrugore Gëzim Hoxha mendon se ligji është i pazbatueshem në kushtet e Shqipërisë.Pikët e hequra mund të rikuperohen automatikisht në sistem, nëse për një kohë të caktuar drejtuesit nuk i shkelin rregullat e qarkullimi.