http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gazetare Sadiela Olloni. Shqipëria vijon të ketë ende 100 ton mbetje kimike të riambalazhuaura, në Qafë Mollë vendin ku është kryer i tërë procesi i armatimit kinez, që daton që nga koha e Enver Hoxhës. Vizion Plus sjell të gjithë historinë e këtij projekti të iniciuar që në vitin 2007 nga Ministri i Mbrojtës se asaj kohe Fatmir Mediu me 2 senatorë amerikane, njëri prej të cilëve Richard Lugar, të cilët mundësuan nisjen e procesit për eliminimin e tyre. Fillimisht bëhej fjalë për 16 tonë armatim për të cilën SHBA dha 45 milion dollarë duke marrë përsipër sistemin e shkatërrimit përmes furrave, proces i instaluar ne Qafe Mollë dhe që përfundoi po aty deri në asgjësimin e toneve të fundit. Por, problemi ishin mbetjet qe la pas ky proces, gjithashtu tepër te rrezikshme për shëndetin. Për ato tashmë duhet të gjente një zgjidhje Ministri i radhës, Arben Imami. Në 16 prill 2012 Ministria e Mbrojtjes dhe OSBE nënshkruan një marrëveshje për të hequr nga inventari i Forcave të Armatosura 100 ton helmet e cilat vijojnë te jene ne zonën prapa malit te Dajtit, vetëm disa kilometra larg kryeqytetit. Drejtues te Ministrisë se Mbrojtjes thonë se substancat janë ripaketuar dhe janë ne pritje për t'u çuar jashtë vendit tone, pa specifikuar shtetin mikpritës. Vetëm nëse dërgohen jashtë mund te lëshohet nga Ministria jone e Mbrojtjes një certifikate qe vulos përfundimin e procesit. Por fakti është qe ato vijojnë te jene ne Shqipëri sepse nuk i është gjetur dot destinacioni, ne kushtet kur qeveria po shqyrton mundësinë e asgjësimit te Armeve Kimike siriane ne vend. Ushtarake me grada brenda ministrisë pohojnë për Vizion Plus se për asgjësimin e këtyre 16 ton armatim, siguria ka qene e larte, duke përmendur një detaj që kishte tre radhe sigurie me dyer të blinduara për të cilën hynin vetëm ekspertet amerikane. Ata shtojnë se pavarësisht se nuk kishte emetime ne ajër dhe jo rrezikshmëri për njerëzit, rasti i armeve te Sirisë është ndryshe. Ne rast pranimi, sipas eksperteve te Ministrisë te Mbrojtës Shqipëria maksimumi mund te ofroje territorin, por jo te marre përsipër pjesën tjetër si procedura e asgjësimit apo siguria.