Alkooli, burgim për shoferët - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-24 2

Pasi ka kryer analizën për shkak të numrit të madh të aksidenteve rrugore në vend, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka kërkuar Policisë së Shtetit, të marrë masa ekstreme kryesisht për të arrestuar çdo drejtues mjeti që gjendet nën ndikimin e alkoolit dhe të nisë për të penalitete duke përdorur si akuzë nenin 291 të Kodit Penal, që parashikon për ta masë deri në tre vjet burg.